Roth mesazh opozitës: Dhuna nuk është aspak e pranueshme

TIRANË, 14 maj /ATSH/ – Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth ka dënuar sot dhunën e opozitës shqiptare ndaj institucioneve.

Në një mesazh pas takimit në Berlin me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj, Roth ka dhënë një mesazh shumë të qartë për opozitën, që dhuna nuk është është aspak e pranueshme.

“Takim me Gent Cakaj në një moment kyç, të rëndësishëm. Jam shumë i shqetësuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit të opozitës. Një mesazh shumë i qartë për opozitën. Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna”, – thekson ministri gjerman Roth. /gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.