Kosovë/ Nysret Haziri, fitues i të gjithë titujve në Bowling

PRISHTINË, 14 maj /ATSH/ – Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, priti sot në takim sportistin Nysret Haziri, i cili është fitues i të gjithë titujve në sezonin 2018-2019 në Bowling.

Haziri, pasi e uroi për këto suksese u shpreh se e ka bërë krenar Gjilanin, duke shtuar se komuna është e gatshme ta mbështesë me të gjitha kapacitetet. Sportisti Nysret Haziri e ka falenderuar kryetarin Haziri për takimin dhe mbështetjen e ofruar, ndërkaq pohoi se ky është veç fillimi i sukseseve të tij në Bowling në Kosovë, pasi shpreson që do të ketë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Nysret Haziri është shpallur kampion i Kosovës në Bowling në sezonin 2018-2019, sikurse ka fituar kupën dhe superkupën e Kosovës. /KosovaPres/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.