Formula 1 – Holanda rikthehet pas 35 vitesh

AMSTERDAM, 14 maj /ATSH-AA/ – Holanda duke filluar nga viti i ardhshëm do të hyjë sërish në kalendarin e Formula 1.

Në deklaratën e bërë nga zyrtarët e Formula 1, thuhet se “Çmimi i Madh i Holandës do të jetë në kalendarin e garave duke filluar nga viti i ardhshëm. Gara në Holandë planifikohet të mbahet më 8-10 maj”.

Holanda u bë vendi i dytë pas Vietnamit, e cila iu shtua kalendarit për vitin e ardhshëm. Pas 35 vitesh pista “Zandvoort” do t’i rikthehet garës së Formula 1.

Pista “Zandvoort” ndodhet në bregun e Detit të Veriut, 40 minuta larg Amsterdamit, e cila 13 vite me radhë mes viteve 1973-1985 ka qenë pritëse e Formula 1.

Sipas mediave Formula 1 ka arritur një marrëveshje për të paktën 3 vite për Çmimin e Madh të Holandës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.