AUTOMJETE – Audi lidh makinat me semaforët për të arritur gjithnjë dritën e gjelbër

BERLIN, 14 maj /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve , “Audi” kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt duke filluar nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.