Ambasadorja Çitaku, e ftuar në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë

PRISHTINË, 14 maj /ATSH/ – Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ishte e ftuar në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë.

Çitaku është ulur përkrah presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Ambasadorja Çitaku tha se Presidentit Trump i ka treguar se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. “Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, – tha Çitaku.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zv/presidenti Pence, sekretari i mbrojtjes Shanahan, sekretari i thesarit Mnuchin, ambasadorë, etj. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.