Urgjenca Mjekësore, 7546 misione të kryera brenda prillit


TIRANË, 13 maj /ATSH/ 30 195 persona kanë thirrur shërbimin e Urgjencës Kombëtare në numrin pa pagesë 127 brenda muajit prill. Në një bilanc mujor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dukje punën voluminoze të këtij shërbimi.

Janë 7546 misione të kryera, 4250 shërbime në banesë, 3396 misione në spital sipas shifrave zyrtare.

“Me 37 autoambulancat e reja që i janë shtuar Urgjencës Mjekësore i përgjigjemi më shpejt, në kohë dhe me cilësi qytetarëve”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

1200 mjekëve dhe infermierë janë të certifikuar për urgjencën paraspitalore në këto dy vite. Përgjatë 2018, 100 sete të reja pajisjesh mjekësore për autoambulancat janë shtuar të gjithë flotës së autoambulancave në sistemin paraspitalor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.