Nga 1 janari 3248 gra kanë kryer mamografinë falas

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Të gjitha gratë dhe vajzat mund të kryejnë falas kontrollin periodik të gjirit, gjatë gjithë vitit në poliklinikat dhe spitalet publike.

Nga 1 janari 3248 gra kanë kryer mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet e vendit.

“Një nga investimet më të rëndësishme për shëndetin e gruas është ofrimi i shërbimit të mamografisë falas afër vendbanimit. E kemi mundësuar këtë me investimet në spitalet rajonale, të cilët kanë sot 5 mamografë të rinj, por edhe me mamografët e lëvizshëm”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Falë mamografëve të lëvizshëm 810 gra kanë marrë shërbimin afër vendbanimit të tyre në vetëm 3 muajt e parë të 2019-ës. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.