Meta: Urime “Partizanit”, për rikthimin kampion në futboll

TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar “Partizanin” për titullin kampion të Shqipërisë në futboll pas 26 vitesh.

Presidenti ka rrëfyer se “Partizani” është skuadra e adhuruar në fëmijërinë e tij.

“Urime ‘Partizanit’, skuadrës së adhuruar në fëmijërinë time, për rikthimin në krye të futbollit tonë kombëtar!”, është shprehur Meta.

“Partizani” është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë, tri javë përpara përfundimit të superligës. “Të kuqtë” kanë mundur në “Selman Stërmasi” “Tiranën” në derbin kryeqytetas me rezultatin 2-1 dhe kanë nisur festën, pas 26 viteve pritje.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.