HAPËSIRË – Jef Bezos paraqet anijen kozmike që ka mision Hënën

SIATËLL, 13 maj /ATSH-ANSA/ – Fazë e re e garës për në Hënë me paraqitjen e ”Blue Moon”, anijes kozmike të projektuar nga kompania ”Blue Beads” e miliarderit Jeff Bezos për të transportuar një ngarkesë dhe astronautë në Hënë, në përputhje me njoftimin e fundit nga presidenti amerikan Donald Trump për një mision në Hënë brenda vitit 2024.

Mjeti special është me ngjyrë blu dhe ka një pamje që ”ngjall” anijen e ëndërruar gjatë viteve 1950.

Miliarderi Bezos e prezantoi atë në Uashington.

“Kjo është ‘Blue Moon”, tha ai para një auditori të madh, në të cilin kishte shumë përfaqësues të NASA-s, studiues, gazetarë dhe studentë.

”Kthimi në Hënë është gjëja e duhur për të bërë dhe kompania mund të ndihmojmë për të përmbushur këtë afat jo vetëm për të shkuar në Hënë, por edhe për të qëndruar atje’’, përfundoi Bezos./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.