“Partizani” shpallet kampion i Shqipërisë  

TIRANË, 12 maj/ATSH/- “Partizani” është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipërisë, tri javë përpara përfundimit të superligës. “Të kuqtë” kanë mundur në “Selman Stermasi”  “Tiranën” në derbin kryeqytetas me rezultatin 2-1 dhe kanë nisur festën, pas 26 viteve pritje.

“Demat e kuq”,  kaluan të parët në avantazh, me anë të sulmuesit shkodran Eraldo Çinari, i cili gjuajti nga distanca në mënyrë fantastike dhe la të shtangur portierin e Tiranës, Alesio Abibi. Barazimi i bardhebluve erdhi vetëm 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, kur në portën e Alban Hoxhës shënoi numri 7 i Tiranës, Bedri Greca. Megjithatë në pjesën e dytë ishte sërish shkodrani Çinari, i cili mori një top të gjatë në hyrje të zonës së bardhebluve dhe shfrytëzoi maksimalisht një dalje aventureske të portierit Abibi, për të shënuar golin e dytë të Partizanit, duke “skuqur” sërish derbin. Kjo fitore mbyll matematikisht garën për titull, por nga krahu tjetër I hap telashe bardhebluve të cilët tashmë janë vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti i Krujës në luftën për mbijetesë mes më të mirëve.  Dhe për të ti dhënë një përgjigje të rëndësishme luftës për mbiejtesë, “Tirana” javën e ardhëshme do të presë në kryeqytet skuadrën krutane në një duel të drejt për drejt për mbijetesën.

Për tu rikthyer te kampinët, të kuqtë fitojnë këtë trofe për të 16 herë në histroinë e tyre. Të kuqtë i gëzohen këtij trofeu pas 26 vitesh pritjesh dhe vuajtjesh, pas rënies nga kategoria, duke nisur dhe nga kategoria e tretë, por dhe ringritje në superligë. Demate kuq kthejnë në Tiranë titullin kampionë pas 9 vitesh, ku trofeu më së shumti në Korccë te Skënderbeu dhe njëherë në Kukës, te ujqërit e dëborës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.