Parashikimi i motit, e shtunë, 11 maj 2019

TIRANE, 11 maj /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare. Në mbrëmje vonë do të ketë shtim gradual të vranësirave deri të dendura duke nisur nga zona e Veriut për tu shtrirë në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të izoluara në zonat malore.

Mjegull e mjegullinë përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek,duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/26 re diell
Kukës 10/26 re diell
Lezhë 9/25 re diell
Dibër 6/22 re diell
Durrës 10/24 re diell
Tiranë 10/26 re diell
Elbasan 10/23 re diell
Berat 6/27 re diell
Vlorë 12/27 re diell
Korçë 7/19 re diell
Gjirokastër 9/26 re diell
Sarandë 11/26 re diell

 

 /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.