FUTBOLL – Zidane: Dështimi i Barcelonës nuk justifikon sezonin e Realit

MADRID, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Zinedine Zidane theksoi sot se eliminimi i pabesueshëm i “Barcelonës” në Ligën e Kampionëve nuk e përmirëson sezonin e “Realit”.

“Real Madridi ka bërë sezonin që ka bërë dhe nuk ndryshon prej kësaj (dështimit të Barcelonës)”, tha trajneri i madrilenëve në konferencë për shtypë një ditë para ndeshjes kundër “Real Sociedad”.

“Liga e Kampionëve është një turne shumë i vështirë dhe ajo që kemi bërë ne ishte e jashtëzakonshme. Ta fitosh ketër herë në pesë vite”, deklaroi Zizu duke mbrojtur gjithashtu edhe kolegun e tij tek “Barcelona”, Ernesto Valverde.

“Ajo që ka bërë deri tani është fenomenale. Nuk e përcaktoj unë nëse është e drejtë apo jo. Por nuk mund të dyshojmë mbi punën e tij”, u shpreh trajneri francez.

Për sa i përket Pogba, Zidane u përgjigj se “nuk më pëlqen vetëm mua. Lojtarët e mirë i pëlqejnë të gjithëve. Por është një lojtar i Junajtid dhe nuk kam ndërmend të flas për blerjet”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.