FUTBOLL – Pochettino: Nëse Totenhemi nuk investon do të largohem

LONDËR, 11 maj /ATSH-ANSA/ – Trajneri i “Totenhemit”, Mauricio Pochettino kërcënon klubin e tij me largim nëse nuk bën investime për të ardhmen.

“Do të isha një budalla nëse them se do të qëndroj pa një plan zhvillimi”, tha Pochettino, që është prej pesë vitesh trajner i Totenhemit.

“Nuk jam i gatshëm të filloj një kapitull të ri pa një plan, pa një ide të qartë”, theksoi ai.

Në fakt ekziston frika që klubi, që në sezonin e fundit nuk ka bërë asnjë blerje, mund të jetë duke menduar që të vazhdojë të mbajë nivelin që e dërgoi “Totenhemin” në finale të Ligës së Kampionëve pa bërë investime.

Blerja e fundit përkon 16 muaj më parë, që ishte Lucas Moura, autori i tripletës në gjysmëfinalen kundër “Ajaksit”.

“Do të ishte vërtetë naive të mendosh të vazhdosh të punosh në këtë mënyrë dhe të konkurrosh çdo vit për vendet e para në Premier Ligë me klube si Liverpul, Çelsi, Junajtid apo Sitit. Nëse është kështu, më nevojiten më shumë instrumente”, theksoi Pochettino. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.