FUTBOLL – Herrera largohet nga Mançester Junajtid në fund të sezonit

LONDËR, 11 ,aj /ATSH-DPA/ – Mesfushori Ander Herrera i ekipit anglez të “Mançester Junajtid” konfirmoi sot se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Spanjolli 29-vjeçar iu bashkua “Mançesterit” në vitit 2014 dhe luajti 189 herë për ekipin, duke shënuar 20 gola.

Herrera fitoi Ligën e Europës, Kupën FA dhe Ligën e Kupës në pesë vite karrierë me këtë klub. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.