45303 qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë gjatë prillit

TIRANË, 11 maj/ATSH/ 45303 qytetarë të grupmoshës 35-70 vjeç kanë kryer kontrollin mjekësor bazë gjatë muajit prill.

Kështu informoi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke nënvizuar fluksin në rritje të qytetarëve që kryejnë kontrollin bazë mjekësor.

“Gjithnjë e më shumë qytetarë po drejtohen drejt qendrave shëndetësore për të kryer kontrollin mjekësor bazë. Ne investojmë për programet e parandalimit me politika të orientuara drejt shëndetit, jo sëmundjes”, tha Manastirliu.

Ndërkohë në 3 muajt e parë të vitit 2019, ishin 122 mijë qytetarë ose 101,3% e atyre që ishin parashikuar, të cilët kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.