Parashikimi i motit, e premte, 10 maj 2019

TIRANE, 10 maj /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin. Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite, më tej do të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/21 re diell shi
Kukës 10/18 re diell shi
Lezhë 12/22 re diell shi
Dibër 8/18 re diell shi
Durrës 13/22 re diell shi me pika
Tiranë 13/23 re diell shi me pika
Elbasan 12/21 re diell shi me pika
Berat 10/23 re diell shi me pika
Vlorë 13/23 re diell shi me pika
Korçë 7/17 re diell shi me pika
Gjirokastër 8/21 re diell shi me pika
Sarandë 13/23 re diell shi me pika

 

/e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.