HAPËSIRË – NASA: Atyre që shkojnë në Mars do t’u duhet të jetojnë atje për dy vite

ANKARA, 10 maj /ATSH-AA/ – Shkencëtari turk, Umut Yildiz, i cili punon në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars, tha se “shkuarja në Mars do të zgjasë të paktën 6 muaj, dhe ata që do të shkojnë atje, do duhet të jetojnë dy vite”.

Yildiz këtë vlerësim e bëri gjatë prezantimit “Shkenca në misionet hapësinore” të organizuar në Izmir.

Ai i informoi të pranishmit në lidhje me misionet e NASA-s në hapësirë.

Lidhur me studimet rreth Diellit ai tha se është dërguar një anije kozmike për gjetje të reja./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.