FOTO/ Kukës, mbetjet urbane kthehen në art

TIRANË, 10 maj /ATSH/ – Mbetjet e grumbulluara nga pastrimi i liqenit të Fierzës në Kukës u kthyen në vepra arti nga nxënësit e shkollave duke treguar sensibilizimin e tyre ndaj mbrojtjes së mjedisit.

“Punë e mrekullueshme e nxënësve të shkollave të Kukësit dhe fshatrave përreth, që realizuan këto punime plot imagjinatë nga riciklimi i mbetjeve të grumbulluara nga pastrimi në liqenin e Fierzës, në Kukës”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili pa nga afër këtë iniciativë mjaft të veçantë të ndërmarr nga të rinjtë e Kukësit.

“Për t’u përgëzuar iniciativa e Institutit të Librit dhe Promocionit, strukturave të mjedisit dhe autoriteteve lokale, jo vetëm për të pastruar zonat turistike por edhe në misionin për të kultivuar tek më të rinjtë dashurinë për natyrën dhe jetën”, tha Klosi.

Nisma e ndërmarrë nga institucionet përkatëse për riciklimin e mbetjeve urbane po zhvillohet në çdo qytet duke vënë kosha për riciklimin e këtyre mbetjeve ku shihet dhe ndërgjegjësimi i banorëve, pasi një mjedis i pastër do të thotë më shumë turizëm dhe më shumë rritje ekonomike për vendin. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.