Ndeshja decizive ndaj “Fiorentinës”, “Milani” me formacion sulmues

TIRANË, 9 maj /ATSH/ – Të shtunën “Milanin” e pret një sfide e vështire por edhe shumë e rëndësishme njëkohësisht. Kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertën e “Artmio Franchit” kundër “Fiorentinës” dhe rezultati i këtij takimi mund të vendosë shumë rreth se ardhmes së ekipit të Gatussos që synon një vend në Champions.

Dilemat e numrit një të stolit janë të shumta përsa i përket formacionit, ndërkohë që e vetmja gjë që dihet se kjo përballje do të nisë me rreshtimin 4-3-3. Patrick Cutrone duhet të fitojë betejën me Piatek pasi ka një balotazh mes tyre.

Bomberi polak prej 5 ndeshjesh nuk po arrin dot të shënojë, por që gjithsesi Gatusso vazhdon të shpresojë tek performanca e sulmuesit. Do të jetë me shumë mundësi një vendim i orës së fundit. Lajmi i mirë për “Milanin” është rikuperimi i Calhanoglu, i cili do të jetë titullar në Firence në të majtë të treshes sulmuese.

Në mesfushë do të jetë Mauri së bashku me Kessie dhe me Bakayokon i cili ka bërë paqe me Gatusson.

Titullarë pritet edhe Borini, autor i golit të dytë në sfidën e fundit kundër “Bolognas”.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.