Kosha të rinj në rrugët e kryeqytetit, Veliaj: Nuk ka më justifikim për të hedhur mbetjet në tokë

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Bashkia e Tiranës vijon punën në terren për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta mbajtur pastër mjedisin që na rrethon. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë vendosur kosha të rinj dhe estetikë të mbeturinave në disa rrugë të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tashmë u plotësua kërkesa e qytetarëve për më shumë kosha mbeturinash, duke i ftuar ata që të angazhohen sa më shumë për një Tiranë sa më të pastër.

Koshat janë vendosur te rrugët “Reshit Petrela”, “Asim Vokshi”, “Don Bosko”, “Ana Komnena”, “Vëllezërit Manastirliu”, “Kastriotë”t, sheshi “Garibaldi”, shkollat “Dhora Leka”, “Naim Frashëri”, “Qemal Stafa” dhe “Isa Boletini”, dhe sipas Veliajt, nuk ka më justifikime për ata që ndotin qytetin.

“Tirana është më e pastër se kurrë, ama ende lipset ndihma e gjithësecilit prej nesh!, tha kryebashkiaku Veliaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.