KINË – Pekini kërkon lirimin e kryefinancieres së Huaweit

PEKIN, 9 maj  /ATSH-ANSA/ – SHBA dhe Kanada po abuzojnë me marrëveshjen e ekstradimit dypalësh dhe po marrin masa shtrënguese të paarsyeshme që janë shkelje serioze e të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve kinezë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang për rastin e kryefinancieres së gjigantit kinez të telefonisë Huawei.

Duke komentuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me fatin e kryefinancieres të Huaweit, Meng Wanzhou, e cila u shfaq dje në një seancë dëgjimore në gjykatën e Vankuverit mbi kërkesën e ekstradimit të SHBA, zëdhënësi Geng theksoi se “ky është një incident serioz politik”.

”Ne kërkojmë lirimin dhe kthimin e menjëhershëm të Mengut në shtëpi”, deklaroi Geng./   /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.