Coutinho drejt largimit nga “Barcelona”

TIRANË, 9 maj/ATSH-A.Fortuzi/- Philipe Coutinhon nuk është më në planet e “Barcelonës”. Sipas mediave spanjolle, braziliani i blerë nga katalanasit për 120 milionë euro duket se do largohet nga klubi “bakë” këtë verë.

Sipas mediave iberike, shkak është bërë fakti se Coutinho nuk ka shkëlqyer këtë sezon dhe statistikat nuk janë në favor të tij. Coutinho gjithashtu ka shfaqur problematika dhe me tifozët, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj performancës së ish-futbollistit të “Liverpulit”.

Mësohet gjithashtu se “Barcelona” fillimisht do të zgjidhë të ardhmen e trajnerit Valeverde, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe pasi të vendosë se cili do jetë trajneri që do drejtojë klubin katalanas për sezonin e ri, drejtuesit e “Barcelonës” do të përcaktojnë qartësisht se si do jetë fushata e transferimeve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.