TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Në Zharrëz, ku është përqendruar veprimtaria më e madhe bujqësore dhe blegtorale e territorit të bashkisë Patos, u zhvillua aktiviteti i radhës i Javës së Europës.
Në këtë aktivitet u bë informimi i të rinjve mbi politikat e përbashkëta bujqësore që ka Bashkimi Europian me të gjitha vendet anëtare, ku informimi i të rinjve mbi Skemat Kombëtare Mbështetëse ishte fokusi kryesor i takimit që Këndi i BE-së pranë bashkisë Patos organizoi me nxënësit maturantë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz.
Ekononomia bujqësore dhe blegtorale mbulon rreth 60% të ekonomisë së përgjithshme, ndaj orientimi i të rinjve drejt këtyre politikave përforcon më tej këtë sektor jetik për vendin. /a.a/j.p/