BIOLOGJI – Zbulohen mikroorganizma që jetojnë me arsenik

UASHINGTON, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Jetojnë në pjesën e poshtme të oqeanit Paqësor, në një zonë jashtë brigjeve të Meksikës, krejtësisht pa oksigjen: ato janë mikroorganizmat e para që jetojnë duke konsumuar arsenik, sipas Universitetit të Uashingtonit, të koordinuar nga oqeanografi Gabrielle Rocap.

Nëse arseniku për njeriut është një helm, për bakteret e gjetura në fund të Paqësorit, është një burim ushqimi dhe energji e domosdoshme për mbijetesë.

Në të kaluarën janë zbuluar forma të vogla të jetës detare që mbijetojnë me azot dhe squfur në mungesë të oksigjenit dhe baktereve që jetojnë në arsenik në liqenin Mono në Kaliforni, por është hera e parë që këto baktere zbulohen në oqean.

“Ne kemi njohur për një kohë të gjatë se ka përqindje të arsenikut në oqeane”, vuri në dukje Rocap.

Njohja me organizma të aftë për të mbijetuar në mjedise pa oksigjen mund të ndihmojë në gjetjen e jetesës në planetë të tjerë, mjedisi i të cilit është armiqësor ndaj jetës, siç e njohim në Tokë./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.