MJEKËSI – Stërvitja për një maratonë rinovon arteriet

VENECIA, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Stërvitja fizike për gjashtë muaj për pjesëmarrjen në një maratonë mund të rinovojë arteriet duke filluar nga aorta, me katër vjet, sipas një studimi të paraqitur në Venecia nga Shoqata Europiane e Kardiologjisë.

Studimi u krye nga Anish Bhuva i kolegjit prestigjioz të Universitetit të Londrës dhe përfshiu 139 maratonistë të moshave 21-69 vjeç, të cilët u stërvitën për maratonën e Londrës për vitet 2016 dhe 2017.

Ekspertët matën ngurtësinë e arterieve para fillimit të programit të trajnimit që përfshinte mesatarisht 10-20 kilometra vrapime në javë për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Ngurtësia e arterieve ose humbja e elasticitetit të mureve të enëve është një nga shenjat e plakjes së tyre.

”U pa se atletët të cilët u stërvitën për gjashtë muaj dhe përfunduan maratonën e tyre të parët treguan një rinovim katërvjeçar të arterieve dhe reduktim të presionit të gjakut prej katër njësi”, shpjegoi Bhuva.

”Këto efekte janë të krahasueshme me efektin e terapive farmakologjike”, theksoi ai./ /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.