Lotaria Amerikane, sot dalin përgjigjet për fituesit

TIRANË, 7 maj /ATSH/ – Të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, sot do të njihen me përgjigjen e saj.

Duke filluar nga dita e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes.

Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Pasditen e kësaj të marte rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të  “Green Card”, apo siç njihet ndryshe si Lotaria Amerikane.

/gj.mima/  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.