BRUKSEL- Juncker: Kemi besim te Trump për marrëdhëniet SHBA-BE

BRUKSEL, 7 maj  /ATSH-ANSA/ – Mund të kemi besim tek presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lidhur me marrëdhëniet tregtare SHBA-BE, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

”Kjo sepse ne kemi kontakte të vazhdueshme mes Komisionit Europian dhe Shtëpisë së Bardhë dhe që nga vizita ime në korrik, në Uashington, dhe deri tani asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.

“Shumica e problemeve aktuale ekonomike duhet të lexohen në kontekstin e tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës, që bllokojnë oreksin e investitorëve në nivel global’’, përfundoi Juncker./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.