Task Forca për barnat, masa për mungesë të recetave në farmaci

TIRANË, 4 maj/ATSH/ – Gjatë një jave, Task Forca për barnat ka ushtruar kontroll në 24 farmaci.

Duke publikuar shifrat për periudhën 28 prill-2 maj për kontrollin e banave në vend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se gjatë kontrollit u evidentuan 4 farmaci me mungesë të recetave sipas klasifikimit, si dhe në 3 prej tyre janë marrë masa për barnat pa recetë.

Në një farmaci është marrë masë për ruajtjen e shpërndarjen e barnave.

Gjatë këtij kontrollit të Task Forcës është vërejtur një farmaci që nuk ushtron më aktivitet,  si dhe një tjetër farmaci e cila nuk tregton barna në referim të paketimit të jashtëm. /m.z/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.