Kryetari i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër, në sitën e Vetingut

TIRANË, 3 maj/ATSH-A. Fortuzi/- Fuat Vjerdha, kryetari Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër paraqitet të hënën para trupit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kërkuar konfirmimin e tij në detyrë, në kuadër të procesit të Vetingut.

Seanca e Vetingut për Fuat Vjerdhën është dhe e para për muajin maj. Ajo do të nisë në orën 10:00 dhe trupa e gjyqtarëve do të përbëhet nga: Olsi Komici, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj.

Vjerdha u propozua nga ish-presidenti Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë, por ky propozim asokohe u rrëzua nga Kuvendi i Shqipërisë me 21 vota pro dhe 76 kundër. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.