LONDËR, 3 maj /ATSH-ANSA/- Partia ”Brexit” e liderit Nigel Farage vazhdon të rritet përpara zgjedhjeve europiane të fundit të muajit, ku Britania e Madhe është e destinuar të marrë pjesë pavarësisht nga tre vitet që kanë kaluar që nga referendumi i vitit 2016 për daljen nga unioni, sipas studimit të fundit nga instituti YouGov.
Simboli i partisë së porsalindur pro largimit rezulton me 30% të votave, dy pikë më shumë krahasuar me një javë më parë, ndërsa laburistët e Jeremy Corbyn janë në kuotën 21%.
Partia Konservatore e kryeministres Theresa May nuk largohet nga niveli historik i 13%-it.
Ndër partitë pro qëndrimit dhe në favor të referendumi të dytë, qëndrojnë liberal-demokratët me 10%, ndërsa të Gjelbërit ranë në kuotën e 9%. /os/ /em/ a.jor.