FOTO/ Vlora me stacion të ri pompimi të ujërave të zeza

TIRANË, 2 maj/ATSH/- Vlora ka tashmë një stacion të ri pompimi të ujërave të zeza. Ky stacion është në zonën e ish-Ushqimores dhe i shërben zonës perëndimore të qytetit.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se “investimi është modern dhe me pajisje të teknologjisë së lartë. Ai mbulon një pjesë të madhe të zonave periferike të qytetit, si zonën tek ish-Fabrika e Tullave, lagjen “11 Janari”, ish-Fushën e Aviacionit, etj”.

Stacioni i Pompimit, do të mundësojë funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve dhe efektet e tij do të duken në kohë me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë po ndërmerr një sërë projektesh për përpunimin e ujërave të zeza. Një ndër to është edhe projekti që i jep fund derdhjes së ujërave të zeza dhe të ndotura përgjatë vijës bregdetare të “Lungomares”. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.