FOKUS – Thatësira kërcënon një pjesë të Europës

BERLIN, 27 prill /ATSH-AFP/ – Vatra zjarresh në pyje, puse që po thahen dhe kultura të kërcënuara drejt zhdukjes.

Para stinës së verës, thatësira kërcënon një pjesë të Europës, në lindje dhe në veri, pas një 2018-te ku reshjet e shiut kanë qenë të pakta.

“Nëse periudha e thatë vijon edhe në muajt e ardhshëm, ne do të përjetojmë të njëjtën thatësirë si në 2018, madje edhe më keq’’, paralajmëroi Zyra Meteorologjike e Gjermanisë (DWD) , ndërsa situata është veçanërisht shqetësuese në pjesën lindore të vendit, pranë kufijve polakë dhe çekë.

Forcat zjarrfikëse po përballen me disa vatra zjarresh, me një shtrirje ende të kufizuar por shumë e pazakontë për këtë stinë.

Presidenti i federatave kombëtare, Hartmut Ziebs u kërkoi autoriteteve të vinin në dispozicion një numër më të madh helikopterësh që lëshojnë ose janë mbajtës të ujit, kryesisht të ushtrisë për t’u përgjigjur në mënyrën e duhur përballë zjarreve.

Savana

Disa fusha në landin e Brandebourg-ut, në afërsi të Berlinit të krijojnë idenë e savanës, ku reshjet e shiut kanë qenë të dobëta që prej fillimit të vitit. Disa shtrëngata shiu të izoluara janë njoftuar për ditët në vijim në Gjermani dhe në Europën Qendrore, por nuk janë të mjaftueshme për të ulur deficitin.

Zjarre në Skandinavi

Skandinavia gjithashtu, pavarësisht pozitës gjeografike më në veri, po preket nga zjarret në pyje.

Forcat zjarrfikëse u detyruan të përballen me rreth 10 deri në 15 vatra të zjarreve në pyje çdo ditë gjatë javës së kaluar, kryesisht në jug të vendit, pas muajit prill ku praktikisht nuk ra asnjë pikë shi.

Zjarri më i madh, në një sipërfaqe rreth 300 hektarë detyroi të evakuonin rreth pesëdhjetë persona në jug të vendit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.