Rritje e eksporteve shqiptare drejt porteve në SHBA

TIRANË, 26 prill/ATSH/ – Më shumë se 55% e mallrave të import-eksportit që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë tre muajve të parë të këtij viti drejtohen nga portet e Rusisë, Turqisë dhe SHBA.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, 27% e shkëmbimeve tregtare me anije dhe tragete në periudhën janar-mars 2019 janë kryer me Rusinë, 17% me Turqinë dhe 14% me portet në SHBA.

9% e mallrave me Maltën, Egjipti dhe Italia me nga 6% dhe më tej në listën e volumeve për mallrat e përpunuara të import-eksportit vendosen Greqia, Tunizia, Libia, Kolumbia, Ukraina, etj.

81% e mallrave të përpunuara gjatë 3 muajve për eksport janë nisur drejt Maltës, ndërsa 12 për qind të tjera drejt Italisë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.