STUDIM – OECD: Një vend pune në shtatë do të zëvendësohet nga robotët për 20 vite

BERLIN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Deri në 14% e vendeve të punës në 36 shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mund të zëvendësohen nga robotët në 15 deri në 20 vitet e fundit, njoftoi sot kjo organizatë e përbërë nga disa prej vendeve më të pasura.

Ndërsa 32% e vendeve të punës pritet të ndryshojnë në mënyrë radikale sepse shumë detyra individuale do të automatizohen, theksoi kjo organizatë ndërkombëtare e fokusuar tek zhvillimi ekonomik në raportin e saj vjetor mbi punësimin.

Gjermania është vendi më i prekur nga ky trend, ku 18,4% e vendeve të punës do të automatizohen dhe 35,8% do të pësojnë ndryshime të konsiderueshme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.