SHBA – Microsoft hyn në klubin e njëmijë miliardave

NJU JORK, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Gjiganti amerikan i informatikës, “Microsoft” bëhet pjesë e “klubit të trilionit” duke kaluar njëmijë miliardë dollarët si vlerë në treg, si dhe duke iu bashkuar kështu “Apple” dhe “Amazon”.

Aksionet në bursë të kolosit amerikan të themeluar nga Bill Gates filluan ditën në “Wall Street” me një rritje prej 5%, duke kaluar vlerën e 130,51 dollarë për aksion si dhe duke kaluar për herë të parë nivelin e një trilion dollarë në total.

Vlera e aksioneve të “Microsoft” është rritur me 41% në 12 muajt e fundit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.