JAPONI – Ish-drejtori i Renault-Nissan lirohet nga qendra e paraburgimit

TOKIO, 25 prill /ATSH-AFP/ – Carlos Ghosn, u largua sot nga qendra e paraburgimit në Tokio, ku ndodhej që prej arrestimit të tij surprizë më 4 prill për shkak të akuzave për përvetësim fondesh.

Gjykata e Tokios kishte miratuar në mesditë kërkesën e tij, por prokurorët kishte bërë menjëherë apel, duke e gjykuar “për të ardhur keq miratimin e dhënë nga gjyqtari pavarësisht mundësisë për shkatërrim të provave”.

Ky apel i bërë nga prokurorët u hodh poshtë brenda pak orësh duke vijuar më pas me lirimin efektiv të ish-drejtorit të Aleancës “Renault-Nissan”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.