BE – Italia kalon Francën për pranimin e azilkërkuesve

BRUKSEL, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2018 Italia kaloi Francën, në Europë, për sa i përket dhënies së mbrojtjes ndërkombëtare për azilkërkuesit, duke u vendosur në vend të dytë pas Gjermanisë, sipas të dhënave të “Eurostat”.

Në vitin 2018 të 28 shtetet anëtare, në tërësinë e tyre, kanë dhënë mbrojtje ndërkombëtare për 333 355 refugjatë.

Mbi 40% e përgjigjeve pozitive për azil janë dhënë nga Gjermania (139 600), më pas nga Italia me 47 885 e ndjekur nga Franca me 41 440.

Në vitin 2017 azilkërkuesit që kishin marrë përgjigje pozitive ishin 538 000. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.