Anëtari i Bundestagut gjerman: Shqipëria arritje mbresëlënëse në procesin e Vetingut

TIRANË, 25 prill/ATSH/ – Anëtari i Bundestagut gjerman, Christian Schmidt vlerësoi ecurinë e procesit të Vetingut në Shqipëri.

Gjata një takimi të zhvilluar me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe në praninë e zv/ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Johannes Dietrich, Christian Schmidt, nga ana e tij theksoi se theksoi se zbatimi me efikasitet i Reformës në Drejtësi do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës. Në vijim Schmid, vlerësoi maksimalisht rezultatet e arritura dhe garantoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë, e cila do të vazhdojë të jetë aktive, veçanërisht në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Ministrja Gjonaj njohu zyrtarët gjermanë me arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ministrja Gjonaj u prezantoi ngritjen e 2 Këshillave, atë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit. Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat e ngritjes së SPAK, si një strukturë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Christian Schmidt, nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka arritur rezultate impresionuese në procesin e Vetingut dhe theksoi se zbatimi me efikasitet i Reformës në Drejtësi do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës.

Ecuria e procesit të Vetingut në vendin tonë ka ecur me ritëm të shpejtë dhe rezultativ, duke larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.