Tabaku reagon për projektligjin e Koorporatës së Investimeve

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot lidhur me projektligjin për krijimin e Koorporatës së Investimeve.

Në një deklaratë për mediet, Tabaku tha se “projektligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Korporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, mund të menaxhojë, japë në përdorim, apo të shesë pronat publike që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës”.

“Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati”, tha Tabaku.

Sipas saj, nëse ky ligj miratohet në Parlament, Partia Demokratike angazhohet ta anulojë atë në ditën e parë të qeverisjes së saj.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.