RUSI – Putin thjeshtëson dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët në lindje të Ukrainës

MOSKË, 24 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin thjeshtësoi sot dhënien e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste të Ukrainës, një masë e kritikuar nga Kievi si një goditje me thikë pas shpinës kundër presidentit të ri ukrainas, Volodimir Zelenski.

Sipas kësaj deklarate, hyrja në fuqi e të cilës është e menjëhershme, një procedurë e thjeshtuar do t’i mundësojë banorëve të rajoneve ukrainas Donjeck dhe Lugansk, ku një luftë mes separatistëve prorusë dhe forcave ukrainase ka shkaktuar 13 000 të vdekur në pesë vite, që të marrin pasaportën ruse brenda tre muajve pas kërkesës së tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.