Roskovec/ Vijojnë aktivitetet në kuadër të Ditës Botërore të Librit 

TIRANË, 24 prill /ATSH-Megi Zonja/ Bashkia Roskovec dhe shkolla 9-vjeçare “Rexhep Kothere” Kuman, organizuan një aktivitet të larmishëm në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i librit si një instrument i fuqishëm i shpërndarjes së dijes.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtoresha e DAR-it Fier, Yllka Beci, zv/kryetari  i bashkisë Roskovec, Isa Hoxha, mësues, nxënës dhe prindër.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, sidomos nxënësve, Hoxha foli për vlerën e librit, motivimin e leximit, si dhe për lidhjen e librit me qytetërimin. Në këtë aktivitet u pasqyruan edhe vlerat dhe traditat e zonës sonë.
“Falenderojmë stafin mësimor të shkollës “Rexhep Kothere” për nismat që ndërmarrin për ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e librit dhe leximit””, thuhet ne njoftim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.