RIAD –  Jo rritje e menjëhershme e prodhimit të naftës saudite

RIAD, 24 prill /ATSH-AFP/ – Ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih deklaroi sot se vendi i tij nuk synonte të rriste për momentin prodhimin e naftës, që do të kompensonte një rënie të mundshme të ofertës iraniane.

‘’Stoqet botërore vijojnë të rriten pavarësisht situatës së trazuar në Venezuelë dhe ashpërsimit të sanksioneve kundër Iranit’’, deklaroi Falih gjatë një konference financiare në Riad.

‘’Nuk e shoh të nevojshëm një ndryshim të menjëhershëm të kursit, por ne nuk do t’i lëmë në vështirësi klientët tanë’’, u shpreh ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump i cili i dha fund përjashtimeve që i mundësonin tetë shteteve blerjen e naftës iranine, siguroi të hënën se Riadi dhe shtete të tjera të OPEC-utdo të kompensonin mungesën e ofertës./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.