Procedohen 60 shtetas në 24 orët e fundit

TIRANË, 24 prill/ATSH-A.Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, nga këta: 18 janë të arrestuar, 38 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë ndaluar.

Janë ndaluar 3 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Sarandë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, në qarkun Tiranë, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste të tjera në gjithë territorin, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, në qarkun Vlorë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 12 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 5 në qarkun Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në qarkun Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.