PARIS – Punëtorët nuk respektonin ndalimin e duhanit në Notrë Dam

PARIS, 24 prill /ATSH-AFP/ – Kompania që po instalonte skelat përreth shigjetës së Notrë Dam në Paris pranoi dhe shprehu keqardhje sot që disa prej punëtorëve të saj nuk kishin respektuar ndalimin e pirjes së duhanit në këtë kantier por përjashtoi çdo lidhje me zjarrin në katedrale.

“Në fakt, ka pasur shokë që herë pas here nuk e kanë respektuar këtë ndalim dhe na vjen keq”, deklaroi zëdhënësi i sipërmarrjes “Le Bras Frères”, Marc Eskenazi duke garantuar se në asnjë rast një cigare e fikur keq nuk mund të jetë në origjinë të zjarrit në Notrë Dam të Parisit.

“Këta shokë kanë pranuar para policisë që në fakt, herë pas here ata pinin duhan”, theksoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.