PARIS – Industria e naftës nën presion për emergjencën klimatike

PARIS, 24 prill /ATSH-AFP/ – Industria e naftës, nën presionin e vazhdueshëm të disa OJQ-ve për mbrojtjen e mjedisit dhe reagimin sa më shpejt kundër ndryshimeve klimatike, po përshtat strategjinë e saj, por me vështirësi po mundohet të bindë për veprimet e saj konkrete në këtë drejtim.

Javën e kaluar, me thirrjen e lëvizjes ambientaliste ‘’Extinction Rebellion’’, mijëra aktivistë u mblodhën në Londër në selinë e grupit anglo-holandez ‘’Royal Dutch Shell’’, një tubim që u shoqërua dhe me incidente me thyerjen e xhamave.

Disa ditë më vonë, në Francë disa qindra aktivistë të mobilizuar nga Greenpeace, ANV-COP21 dhe ‘’Miqtë e Tokës’’ bllokuan disa zona të rëndësishme të rrethit të biznesit, përfshirë edhe selinë e ”Total”.

‘’Disa kompani të rëndësishme modelin e tyre ekonomik e kanë përqëndruar tek energjitë fosile dhe nuk kanë dëshirë të lëvizin as edhe një milimetër, pasi deri më sot ata fitojnë ende para’ në sajë të kësaj industrie’’, denoncoi pranë medias, Cécile Marchand, e ngarkuar për fushatën e klimës tek OJQ-ja ‘’Miqtë e Tokës’’./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.