NJU JORK – OKB: Popujt indigjenë e mbrojnë më shumë biodiversitetin

NJU JORK, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Përfaqësojnë vetëm 6% të popullsisë botërore dhe 15% të të varfërve, jetojnë në 90 vende dhe janë një barrierë e rëndësishme kundër ndryshimeve klimatike.

OKB organizon më 3 maj një takim me mbi 1 000 përfaqësues të këtyre kulturave nga e gjithë bota.

Temat në axhendë janë zhvillimi ekonomik dhe social, mjedisi, arsimi, shëndetësia dhe të drejtat e njeriut të këtyre popujve.

Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa thotë se njohuritë e popujve indigjenë luajnë një rol kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike, të njohura edhe nga Marrëveshje e Parisit për Klimën.

“Popujt indigjenë kanë bashkëjetuar në harmoni me natyrën për shekuj e shekuj dhe kontribuojnë në mbrojtjen e rreth 80% të biodiversitetit të planetit”, shtoi ajo./   /os/ /em/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.