MJEKËSI – Një sondë rifreskon kujtesën e të moshuarve

ÇIKAGO, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Rifreskim i kujtesës së të moshuarve nëpërmjet stimulimit joinvaziv të trurit, i aplikuar me një sondë nga jashtë, është rezultat i një studimi të vogël pilot të koordinuar nga Joel Voss i universitetit ”Northwestern” në Çikago.

Botuar në revistën ”Neurology”, studimi përfshinte 16 të moshuar të moshës mes 64-80 vjeç, të gjithë me disa sëmundje fiziologjike të kujtesës për shkak të moshës.

Ekspertët përdorën një rezonancë për të gjetur qendrën e kujtesës (hippocampus) në trurin e pjesëmarrësve.

Pas kësaj, gjithmonë me rezonancë, ata e gjetën zonën lëvore cerebrale më në kontakt me hippocampusin për secilin prej tyre për të kuptuar pikën e saktë të kokës ku qëndron zona përgjegjëse për kujtesën (TMS).

Ky është një mjet tashmë në përdorim klinik në SHBA për sëmundjet depresive. Sonda që qëndron në kokë dërgon impulse elektromagnetike në tru duke modifikuar aktivitetin e trurit të zonës së synuar.

Të moshuarit fillimisht iu nënshtruan një sërë testeve të memories me një mesatare prej më pak se 40% të përgjigjeve të sakta (mesatarisht një i ri i përgjigjet saktë të njëjtave teste në 55% të rasteve).

Më pas të moshuarit iu nënshtruan TMS-së për 20 minuta në ditë, për pesë ditë radhazi, pas së cilës u kryen teste të reja.

Të moshuarit paraqitën një përmirësim në kujtesën e krahasueshme me performancën e një të riu. Nuk u arrit ndonjë përmirësim kur u aplikua stimulim i rremë i trurit.

”Hapi i ardhshëm do të jetë testimi i stimulimit për disa sesione dhe vlerësimi i kohëzgjatjes së efektit”, përfundojnë autorët./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.