MEKSIKË – Obrador kërkon kufizimin e fluksit të migrantëve

MEKSIKO SITI, 24 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador deklaroi sot se shpresonte të frenonte fluksin e migranteve që kalonin Meksikën drejt veriut, për të garantuar veçanërisht  sigurinë e tyre.

‘’Ne nuk dëshirojmë që ata të kenë fushë të lirë, jo vetëm për arsye ligjore, por gjithashtu për arsye të sigurisë’’, pohon presidenti meksikan gjatë konferencës së përditshme për median.

Prej disa javësh, autoritetet meksikane u propozojnë migrantëve që hyjnë në Meksikë një vizë humanitare njëvjeçare, e kufizuar vetëm në shtetet në jug të vendit, që zëvendëson pak nga pak vizat humanitare që u lejonin më parë të lëviznin lirshëm në të gjithë vendin.

Nëse ata avancojnë drejt veriut, migrantët zotërues të kësaj vize të re, janë tashmë të predispozuar të dëbohen nga territori meksikan./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.