KIEV – Presidenti ukrainas kërkon një forcim të sanksioneve kundër Rusisë

KIEV, 24 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti i ri ukrainas, Volodimir Zelenski i bëri thirrje të mërkurën Perëndimorëve që të përforcojnë sanksionet kundër Moskës, që vendosi të thjeshtësojë dhënien e kombësisë ruse për banorët e rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës.

“Ukraina beson në mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar (…) dhe mbi rritjen e presionit diplomatik dhe të sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi në një komunikatë ekipi i Zelenskit, i cili fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale me më shumë se 73% të votave. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.