Hyka rikthehet me dygolësh

TIRANË, 24 prill/ATSH/- Jetmir Hyka ka shënuar një dygolësh për skuadrën e tij, “Macabbi Natayna”, e cila ka ri gjetur fitoren pas 5 ndeshjes pa fitore në kampionatin izraelit. Hyka, ka zhvilluar një sezon jo të kënaqshëm për pretendimet e mesfushorit me tipare sulmuese, por në sfidën me “Hapoel Hadera” ai ka treguar vlerat e tij.

31-vjeçari shqiptar spikati në sfidën e fundit të cilën e nisi si titullar duke shënuar dy herë në harkun e 21 minutave në pjesën e parë. Hyka realizoi golin e parë dhe të 3-in në fitoren 3-2 të “Netanya” ndaj “Hapoel Hadera”. Këto ishin dhe dy golat e parë të Hykës në kampionatin izraelit me shtatshkurtrin shqiptar që riktheu skuadrën e tij te fitorja, një sukses që mban gjallë shpresat e “Macabbi Netanya” për t’u kualifikuar për në Europa League sezonin e ardhshëm. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.